Rita Ora është në Tiranë!

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka arritur dje në Tiranë.
Të martën, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”, Rita do të performojë në sheshin “Skënderbej”, në një koncert falas për të gjithë qytetarët.
Në një konferencë për media me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, këngëtarja tha se “ky qytet është rritur shumë! Ju çuna dhe goca jeni me shumë fat për këtë kryebashkiak. Është shumë ‘cool’ dhe i përditësuar me kulturën, rininë, vlerat. E shoh çdo vit rritjen e qytetin dhe jam e surprizuar”.
Me të rinjtë e pranishëm në sallën e Liceut Artistik, këngëtarja me të cilët ndau eksperiencën e saj si këngëtare, se çfarë do të thotë të ndjekësh ëndrrën tënde.
“Kur ju rriteni do të takoni njerëz që do t’ju frymëzojnë të bëni diçka, të tjerë do t’ju thonë se nuk do t’ia dilni dot dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni besimin. Por, duhet të fokusoheni te vetja juaj dhe të mos i dëgjoni çfarë thonë të tjerët. Duhet t’i provoni atyre se janë ata që e kanë gabim. Kjo më ka bërë mua të eci përpara”, ka thënë Rita Ora./21Media

Back to top button