Rita Ora para koncertit në Tiranë: Mezi po pres për sonte
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë sonte në sheshin Skënderbej në Tiranë.
Para koncertit, këngëtarja ka bërë një dedikim special për paraqitjen e saj.
Ajo ka thënë se ky udhëtim i saj në Shqipëri ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Ky udhëtim ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mezi po pres për sonte! Sigurohuni që të arrini në Sheshin Skënderbej herët për të parë të gjitha vajzat që performojnë sonte! Shihemi më vonë djema”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.
Koncerti që është falas për të gjithë qytetarët do të nisë në orën 20:00./21Media
View this post on Instagram