Rita Ora publikon një tjetër foto topless, dhe po paralajmëron…

Rita Ora ka goditur në Instagram , duke ndarë një tjetër foto topless për të promovuar këngën e saj të ardhshme, “You Only Love Me”.
Vetëm pak ditë pasi publikoi një video të zhveshur nga banja, këngëtarja është rikthyer me një tjetër foto zjarr në Instagram, këtë herë nga një shtrat. Në të, Rita është e gjunjëzuar mbi një mbulesë jorgani me lule, e përkulur përpara për të parë telefonin e saj. Është një pozë mjaft mbresëlënëse, përcjell portali rtv21.tv
Duke paralajmëruar albumin e saj të tretë të ardhshëm, një vazhdim i Phoenix-it të 2018-ës, ajo shkroi në mbishkrim, “Kaq kaq shumë e emocionuar që më në fund publikoj këngën time të re “YOU ONLY LOVE ME 🔐” që do të dalë më 27 janar! ❤️

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)


“Jam kthyer, baaaaby. Ruaje paraprakisht tani, linku në bio për ty 💫 #YouOnlyLoveMe #RO3”
Këngëtarja më parë paralajmëroi këngën e saj kryesore më 3 janar, me një video ku shihte fishekzjarret së bashku me bashkëshortin, regjisorin Taika Waititi, me mbishkrimin, “SUPRRISE. U KTHYEM! “You Only Love Me” # RO3″
Deri më tani, 32-vjeçarja nuk ka dhënë më shumë detaje për albumin e saj të tretë, të cilin aktualisht i referohet si RO3, por një gjë është e sigurt: fansat e saj janë gati dhe presin./21Media

Back to top button