Rita Ora shkëlqeu pas ceremonisë “Oscar”

Rita Ora e cila e njeh mirë fushën e modës dhe di ta tërheqë vëmendjen e publikut me stilin dhe dukjen e saj, i ndoqi disa ndeja të organizuara pas ceremonisë “Oscar”, para se ta ndiqte ndejën kryesore të vitit, “Vanity Fair Party”, e cila mbahet pas ndarjes së shpërblimeve akademike dhe zë vend në qendrën për artet performuese “Wallis Annenberg” në Los Anxhelos.

Rita shkëlqeu në këtë ngjarje e shoqëruar nga Taika Waititi, e veshur me një fustan të bardhë.

Teksa kamerat e fotografonin çiftin e sapomartuarit, ata nuk hezituan të pozojnë gjatë parakalimit mbi qilim të kuq, madje në një moment edhe e ndanë një puthje për të gjithë fotografët e pranishëm./21Media

Back to top button