I riu theret me thikë në mitingun zgjedhor të Listës Serbe

Policia e Mitrovicës e ka konfirmuar rastin

Një djalë i ri është therur me thikë në mitingun e Listës Serbe që është mbajtur në veri të Mitrovicës.

Policia në veri e ka konfirmuar këtë rast duke thënë se i riu N.K është therur me thikë në shputën e këmbës.

“I theruri është dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe pritet që më vonë të merret në pyetje nga Policia”, tha për KosovaPress zëvendëskomandanti i stacionit të Policisë në veriun e Mitrovicës, Besim Hoti./21Media

Back to top button