Ternava pret proces të lirë e demokratik zgjedhor

Sholtes:  Zgjedhjet proces i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës

Myftiu i Kosovës, Naim Ternava, priti në takim kryesuesin e misionit të vëzhguesve nga Parlamenti Evropian për zgjedhjet në Kosovë, Igor Sholtes.

Ternava tha se të dielën pret proces të lirë e demokratik zgjedhor ku qytetarët e Kosovës do të japin vendimin e tyre në për përfaqësuesit e tyre.

Sipas tij, BIK përkrah, mbështet dhe mirëpret  misionin e vëzhguesve nga Parlamenti Evropian për procesin e zgjedhjeve në Kosovë

Nga ana e tij, Sholtes tha se zgjedhjet  janë proces i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

Sholtes u interesuar edhe për organizimin e BIK si dhe për bashkëpunimin që kanë  bashkësitë fetare në Kosovë./21Media

Back to top button