Rizvanolli: I dhamë Shqipërisë 127 mijë MWh, po ia marrim 1 mijë për t’i evituar reduktimet
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Rizvanolli shkroi në Twitter se Kosova i ka dhënë KESH-it 121.7MWh, ndërsa sot i kanë marrë vetëm një mijë MWh për t’i evituar reduktimet e energjisë elektrike në vend.
KEK 🇽🇰 deri sot i ka dhënë KESH-it 🇦🇱 121.7 mijë MWh ⚡.
Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh ⚡ për të evituar reduktimet.
Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!
🇽🇰🤝🇦🇱⬇️⬇️⬇️ https://t.co/UjkkZwKHlQ
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) August 15, 2022
Kujtojmë që, Ministria e Ekonomisë, njoftoi se falë bashkëpunimit me Shqipërinë, mes KEK-ut dhe KESH-it, është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe do të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji./21Media