Kuvendi miraton vazhdimin e masave emergjente për energji

(Lajm i përditësuar)
Kuvendi i Kosovës ka miratuar vazhdimin e masave emergjente për furnizimin me energji edhe për 30 ditë.
Pro vazhdimit të këtyre masave kanë votuar 61 deputetë. Opozita s’ka marrë pjesë në votim.
Në seancën e jashtëzakonshme, opozita pati kritika dhe akuza për Qeverinë dhe KEK-un, për siç theksuan në dështimin e mbajtjes në funksion të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike.
PDK kërkon shkurtimin e mandatit të ministres Rizvanolli
Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar ministren e Ekonomisë se po e keqpërdor Ligjin për masat emergjente në furnizimin e energjisë.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka kërkuar nga Kuvendi shkurtimin e mandatit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për siç theksoi se ai shkeljeve ligjore.
Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme po shqyrton propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.
“I nderuari kryetar i Kuvendit, për shkak të këtyre shkeljeve ligjore, të futet në rend dite dhe ta zbatojmë pikën 4 të nenit 25 dhe t’ia shkurtojmë mandatin e kësaj ministre që ta keqpërdorë ligjin. Ministre, ku është strategjia për energji? Na ke premtuar nga marsi, shkoi 1 vit e s’kemi strategji. Pra, si i zgjidhni problemet strategjike kur nuk ka strategji. Për më keq, jo që na ke mashtruar neve, e ke mashtruar edhe kryeministrin. Fatkeqësisht, e dëgjova kryeministrin në forumin e Vjenës, i cili thirret në strategjinë e energjetike. Qysh ka mundësi një kryeministër që thirret në një strategji që s’ka… Do të duhej të ishte alarm institucional edhe prokurorial, por tash s’ka as prokurorë se ua ke zbritur pagat dhe s’ka kush të ndjek. Dhe në anën tjetër zvogëlimi i kapaciteteve prodhuese dhe dëmi shumë i madh financiar”, tha ai.
Mustafa: Qeveria ka sjell paralizë

“U shpenzuan mbi 100 milionë euro për energjinë elektrike dhe ende nuk kemi asnjë dritë në fund të këtij tuneli”, tha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa në seancën e sotme të Kuvendit.

Ai tutje ka shtuar se Qeveria që një vit e më shumë të vetmin veprim që ka marrë është shpallja e gjendjes emergjente dhe asnjë përfitim për qytetarët.

“U shpenzuan mbi 100 milionë euro për energjinë elektrike dhe ende nuk kemi asnjë dritë në fund të këtij tuneli. Në mes të gushtit filluan reduktimet e energjisë imagjinoni çka do të ndodhë në fund të këtij muaji e në shkurt e mars me reduktime”, ka thënë ai.

Rizvanolli kërkon mbështetje për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që po mbahet sot Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë propozim-vendimin e Qeverisë për zgjatjen të masave emergjente të furnizimit me energji.
Duke u bazuar në situatën me energji që sipas saj nuk është përmirësuar Qeveria kërkon  Kuvendi zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.
“Për herë të parë shpalljen masave emergjente Qeveria e ka kërkuar në gusht. Meqë situata me energji nuk është përmirësuar qeveria ka marrë vendim për zgjatje edhe dy herë nga 30 ditë. Qeveria ka miratuar vendimin për zgjatjen e sërishme të masave. Duke marrë parasysh krizën energjetike në Evropë, Qeveria i kërkon Kuvendit zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji”, ka thënë Rizvanolli.
PDK ka kritikuar se Ministria e Ekonomisë po e keqpërdor Ligjin për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë./21Media 

Back to top button