Rizvanolli: Po monitorohet 24 orë vendi i incidentit në Ibër-Lepenc

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut, ka bërë të qartë se institucionet e Kosovës janë të përgatitura të përballojnë kërcënime të tilla.
Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, Rizvanolli ka thënë se po punohet për zgjidhje afatgjatë të problemit për furnizim me ujë dhe energji elektrike.
“Ky sulm e bëri një gjë të qartë, institucionet e Kosovës dhe ndërmarrjet publike janë të përgatitura të përballojnë kërcënime të tilla, duke siguruar që furnizimi me ujë dhe energji të rikthehet shpejt dhe pa pasoja për qytetarët. Ibër-Lepenci është duke vazhduar punën me ekspertë dhe me përkrahje të ministrisë për ta bërë të mundur sanimin afatgjatë të kanalit, ndërkohë që po e monitoron bashkë me MPB-në dhe institucionet e sigurisë 24 orë në ditë lokacionin ku ka ndodhur sulmi dhe rrjedhën e ujit aty për të siguruar që zgjidhja teknike emergjente që është bërë, është e qëndrueshme deri në gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjes afatgjatë”, ka thënë Rizvanolli.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?