Rizvanolli “u mëson” nxënësve si të kursejnë rrymë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, sot kanë vizituar Shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren në kuadër të fushatës “Kurse energjinë”, për të bashkëbiseduar me nxënësit për rëndësinë e mënyrat më të mira par të kursyer energjinë.
Gjatë bashkëbisedimit, Rizvanolli u ka treguar nxënësve për rëndësinë e kursimit të energjisë dhe kanë bashkëbiseduar mbi mënyrat se si nxënësit kursejnë energjinë, e çfarë veprime marrin për të mbrojtur ambientin.
Ministren Rizvanolli dhe drejtoreshën Suokko në takim i kanë shoqëruar nxënës nga shkolla shembull “Faik Konica” në Prishtinë, të cilët për dy vjet me radhë, me vetë-iniciativë kanë zhvilluar fushatën e tyre për kursim të energjisë. Ata kanë prezantuar para bashkë-moshatarëve të tyre se çfarë kanë ndërmarrë për kursim të energjisë në shkollën e tyre.
Nxënësit, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe UNDP-së kanë zhvilluar një numër të lojërave dhe aktiviteteve për kursim e efiçiencë të energjisë me qëllim të vetëdijesimit.

Back to top button