Roberta Metsola u zgjodh presidente e Parlamentit Evropian

Eurodeputetja Roberta Metsola është zgjedhur presidente e Parlamentit Evropian. Metsola zëvendëson në këtë post David Sassolin, i cili vdiq pak ditë më parë.

Anëtarja e grupit të partive të djathta EPP, 42-vjeçara ishte mes katër kandidatëve që garuan për këtë pozicion: Sira Rego nga Spanja, radikale e majtë; polakut Kosma Zlotowski euroskeptik; dhe suedezes Alice Bah Kuhnke nga partia e gjelbër.
Metsola është eurodeputete nga viti 2013 dhe zëvendëpresidente e Parlamentit Evropian nga viti 2020.
Ligjvënësja konservatore kohët e fundit siguroi mbështetje të madhe teksa zëvendësoi Sassolin, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore ishte tërhequr më herët nga posti./21Media

Back to top button