West Hami refuzon ofertën e dytë të Arsenalit për Rice

Skuadra e Arsenalit bëri sot ofertën e dytë drejt West Hamit për mesfushorin Declan Rice.

Oferta e sotme e Arsenalit drejt West Hamit për Rice ishte 105 milionë euro. 87 milionë euro të pastra si dhe 18 milionë euro në formë të bonuseve.

Struktura e pagesës ishte që 87 milionë eurot e ofruara të paguhen përgjatë pesë viteve, si dhe bonuset prej 18 milionë eurosh nëse do të arriheshin të paguhen gjithashtu gjatë pesë viteve të ardhshme.

Por, tani bëhet e ditur se kjo ofertë e Arsenalit është refuzuar menjëherë nga West Hami.

Back to top button