Roboti i avancuar i basketbollit tani ka një funksion të ri

Japonezët kanë krijuar një robot të gjeneratës më të re që luan basketboll, më saktë, deri më tani ka mundur të gjuajë vetëm nga pika drejt koshit dhe nuk ka dështuar asnjëherë.
Roboti ishte prezantuar para fillimit të Lojërave Olimpike në Tokio, ndërsa tash vjen gjenerata e pestë e tij.
Japonezët bënë shaka se ishte përgjigja e tyre ndaj amerikanëve ndaj Steph Curry, gjuajtësit më të mirë të të gjitha kohërave.
CUE5 mund të bëjë një gjuajtje të lirë, një trepikësh dhe një gjuajtje nga gjysma e fushës në më pak se një minutë, me lëvizjen e tij të lirë.
Tani roboti ka një funksion të ri, mund të lëvizë normalisht me topin dhe të driblojë.
Roboti është 220 centimetra i gjatë dhe peshon 140 kilogramë.
Ndryshe, gjenerata e parë CUE që debutoi në fillim 2018 tërhoqi shumë vëmendje.
CUE2 që u zhvillua më vonë u rrit nga 190 cm në 204 cm në lartësi dhe distanca e tij e gjuajtjes është rritur gjithashtu përtej vijës me tre pika; CUE3, i cili debutoi në vitin 2019, ka vendosur një rekord të ri.
CUE4, i cili u lansua në fund të të njëjtit vit, evoluoi për të qenë në gjendje të kapte topat dhe mori pjesë në garën e tri pikëve të lojës së yjeve të basketbollit profesionist japonez B.LEAGUE, 11 nga 25 poenë u shënuan.

Back to top button