Këngëtarja amerikane kafshohet nga gjarpri gjatë xhirimeve të videoklipit

Këngëtarja amerikane e zhanrit pop, Maeta ka përjetuar një ngjarje të jashtëzakonshëm në xhirimet e klipit të këngës “Bitch Don’t Be Mad”.
Përkatësisht, regjisori ka imagjinuar gjarpërinjtë duke u zvarritur mbi të, gjë që doli të ishte një ide jashtëzakonisht e keqe pasi njëri nga zvarranikët kafshoi 21-vjeçaren.
Maeta ka shpërndarë videon në profilin e saj në ”Instagram” me komentin: ”Kjo është ajo që duhet të kaloj për të bërë një video për të gjithë ju”.
Fatmirësisht, gjarpri nuk ishte helmues, ndaj gjithçka përfundoi pa pasoja të rënda./21Media

Back to top button