Roboti i shahut i thyen gishtin një djalit shtatëvjeçar

Një robot theu gishtin e një djali shtatëvjeçar gjatë një ndeshje shahu në Moskë javën e kaluar, shkruan BBC.
“Roboti theu gishtin e fëmijës”, tha për agjencinë e lajmeve Tass, Sergey Lazarev, presidenti i Federatës së Shahut të Moskës. “Kjo sigurisht që është e keqe.”
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon robotin duke marrë një nga pjesët e djalit. Djali më pas bën lëvizjen e tij dhe roboti i kap gishtin.
Katër të rritur nxitojnë për të ndihmuar djalin, i cili përfundimisht lirohet dhe largohet.
Lazarev tha se makina kishte luajtur shumë ndeshje të mëparshme pa incidente./21Media

Back to top button