Roboti “Leonardo” i cili fluturon dhe ecë

 
Leonardo është emri i robotit të cilin e ndërtuan shkencëtarë në Caltech, në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni. Ky robot u disjanua që të ecë në këmbë, por edhe të fluturojë, si dron. E veçanta e këtij roboti një herë për njëherë është se mund të ecë nëpër litar të vendosur në lartësi, të kërcejë, e madje të bëjë edhe patinazh.
Leonardo është roboti i parë i cili për të ecur shfrytëzon këmbët që fuqizohen nga shumë kyçe dhe helika, të cilat kontrollojnë balancimin e tij.
Ky robot duhet të testohet akoma në ambiente të tjera, ndërkohë që inxhinierët thonë se në të ardhmen mund të shfrytëzohet për kryerje të punëve në ambiente të rrezikshme.
Një version tjetër të këtij roboti, Caltech e ndërtoi në vitin 2019. Atë e quajti ‘Leg On Aerial Robotic DrOne’ .
Por, roboti Leonardo u ndërtua terësisht nga materiale të hedhura. Këmbët e tij janë të holla, nurmi i helikave në të u dyfishua, ndërkaq në brendi të trupit ka edhe bateri dhe elektronikë.
Ajo më e rëndësishmja tek ai është se mund të ecë dhe fluturojë. Leonardo për lëvizje shfrytëzon dy mënyra, ngjashëm me togjtë.
Roboti Leonardo peshon 2.5 kg,  është 75 cm i gjatë, ndërkaq mund të fluturojë deri në tre metra në sekondë.
Shkencëtarët shpresojnë se ky robot në të ardhmen do të kontribuojë në botë, si psh të ndihmojë në vende ku njeriu nuk mund të hyjë, ndërkaq edhe në lartësi të ndihmojë në struktura të larta, të mbikqyrë ndërtesat apo edhe urat e larta./21Media

Back to top button