Roboti me dy rrota Ascento Pro, risi në fushën e robotikës

 
Roboti Ascento Pro funksionon me dy rrota.
Ky robot u disajnua që të ngjitet në shkallë, dhe të ngitet me shpejtësi deri në 12 km në orë.
“Ascento Pro” është ide e një grupi studentësh të inxhinierisë në Institutin për studime në Cyrih, Ascento Robotics. Ai ka dy këmbë, të dyja me rrota të motorizuara.
Ky robot i cili duket sikur roboti AT-ST Walker, nga seria Star Wars, mund të shfrytëzohet për mbikqyrje dhe dërgesa deri në një vend të caktuar.
Ascento Robotics ka zhvilluar edhe më parë një model roboti Ascento, që është Ascento 2, por ky i fundit është terësisht autonom.
Ascento Pro u disjanua në atë mënyrë që të kthehet vetë tek vendi i mbushjes së baterisë, ku lidhet me mbushësin.
Pas mbushjes së baterisë, ai mund të funksionojë deri në tetë orë.
Kjo është një arritje me robotin Ascento Pro. Ascento 2 me të mbushur të baterisë funskiononte vetëm një orë e gjysmë.
Modeli i ri ka rrotë më të mëdha se ai para tij, dhe po ashtu u disajnua që në rast rrëzimi apo shtyerjeje, të ngritet shpejtë.
Falë zhvillimi më të avancuar, Ascento Pro  mund të bartë një dërgesë në largësi për disa kilometra, dhe falë kësaj, ai mund të ngjitet me dërgesë edhe nëpër shkallë, gjë që nuk nuk e kanë robotët tjerë.
Sipas të dhënave nga Ascento Robotics, Ascento Pro u disajnua mund të bartë ushqime, postën, dhe të bëjë transportin e mostrave laboratorike brenda spitalit.
Nuk ka të dhëna se sa kushton ky robot, megjithatë të interesuarit, për të marrë informata lidhur me të, mund të kontaktojnë me kompaninë zhvilluese të tij./21Media


Back to top button