Rodriguez: Jennifer është artistja më e talentuar që njoh

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez më shumë se një vit më parë i kanë dhënë fund romancës së tyre.
“Shiko ne kaluam një kohë të mirë. Më me rëndësi, ne gjithmonë i vendosim fëmijët në qendër të çdo gjëje që bëjmë”, ka thënë ai në episodin e të së mërkurës në “The Martha Stewart Podcast”.
Megjithatë, Rodriguez vazhdon të jetë fans i J.Lo.
“Ajo është artistja më e talentuar që kam pasur ndonjëherë përreth”, ka thënë ai.
Në mars të vitit të kaluar ata “shokuan” të gjithë me lajmin se kanë vendosur të ndahen.
Rodriguez vazhdimisht shprehej se nuk është i penduar për marrëdhënien me J.Lo.
“Jeta është e mirë, jam me fat. Zgjohem çdo ditë dhe falënderoj Zotin për shëndetin tim, për vajzat e mia të bukuar të cilat tashmë janë 17 dhe 14 vjeç. Ato janë fokusi im kryesor”, ka thënë ai.
Që nga ndarja e bujshme, Rodriguez thuhet se është në lidhje me Kathryne Padgett, ndërkaq Jennifer u rikthye me ish të dashurin e saj, Ben Affleck, madje ata tashmë janë të fejuar. Ata po shijojnë pafund marrëdhënien e tyre. /21Media

Back to top button