Rohde: Asociacioni të krijohet në përputhje me Kushtetutën, Kosova ende s’ka propozim për të

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se është plotësisht dakord me Këshilltari i DASh-it, Derek Chollet, se është koha e fundit që marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi.
Rohde ka thënë se në këto marrëveshje përfshihet edhe krijimi i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Plotësisht dakord me Cholletin se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, duke përfshirë krijimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Propozimi nga Kosova ende nuk është aty”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Tutje, Rohde ka thënë se serbët duhet të kthehen në institucionet e Kosovës pasi tërheqja e tyre s’është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
“Tërheqja e serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE dhe SHBA janë plotësisht në linjë këtu!”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Back to top button