Rohde del edhe me një sqarim: Avokatët kosovarë mund të praktikojnë ligjin gjerman vetëm me diplomë përkatëse

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde ka dalë sërish me një sqarim sa i përket njohjes në Gjermani të profesionit të avokatëve të licensuar në Kosovë.
Sqarim i postimit tim të mëposhtëm: Derisa avokatëve kosovarë u lejohet të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman kërkon një diplomë përkatëse. Ky kusht mbetet për përfaqësimin e klientëve në gjykatat gjermane. Përditësimi ka të bëjë vetëm me aktivitetet jashtë programit të avokatëve, duke përjashtuar procedurat gjyqësore”, tha ai
Para dy ditëve Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti njoftoi se avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë.
“Të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët nga vendi ynë mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike. Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane. Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës!”, pati shkruar Ajeti.
Derisa një lajm i tillë u cilësua pozitiv nga Rohde.
“Avokatët kosovarë tani mund të regjistrohen pranë shoqatave të avokatëve gjerman. Ky hap premton të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe të përmirësojë ekzekutimin e projektit ndërkufitar Gjermani-Kosovë. Një hap i rëndësishëm përpara!”, pati shkruar Rohde./21Media
Clarifying my tweet below: While 🇽🇰lawyers are permitted to work in 🇩🇪, practicing 🇩🇪 law necessitates a relevant degree. This condition remains for representing clients in 🇩🇪 courts. The update pertains solely to extracurricular activities of lawyers, excluding court proceedings https://t.co/iexl17rYqV
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 12, 2023