Rohde mbështet deklaratën e BE-së: Veprimet e njëanshme vetëm i hedhin benzinë zjarrit

Gjermania ka mbështetur deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian (BE) sot gjatë ditës, ku thuhet se janë të shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës ku janë mbyllur institucionet e drejtuara nga Serbia.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një reagimi në platformën X, shkruan se mbështesin deklaratën e BE-së
“Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, thotë ai.
Në reagim, Rohde tutje tha se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë është vendi më i përshtatshëm për të adresuar këto çështje.
Again, I fully support this statement!
Unilateral measures only add fuel to the fire and are exactly the opposite of reducing tensions.
The EU-led dialogue between 🇽🇰 and 🇷🇸 is the only appropriate forum to address these issues. https://t.co/VOt8nAYTat— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 4, 2024