Rohde: Pajtohem me Kurtin, të gjitha pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet të zbatohen

Me deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit se duhet të plotësohen menjëherë të gjitha pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi është pajtuar ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili ka thënë se marrëveshjet duhet të zbatohen.

“Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevoja e kohës”, ka shkruar ai në Twitter.

Kurti deklaroi sot se duhet të plotësohen menjëherë të gjitha pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

”Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Back to top button