Rohde “plotësisht dakord” me deklaratën e Hovenier për situatën në veri

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri duke u pajtuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Rhode ka rishpërndarë një postim të Hovenierit i cili Aduke dënuar veprime e autoriteteve kosovarë ka bërë thirrje që masat e dhunshme të ndërpriten mënjehrë.

Ambasadori gjerman bëri thirrje për të gjithë që të përmbahen nga përshkallëzimi.

Po ashtu u bëri thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë me NATO-n dhe EULEX-in.

“Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me NATO-n dhe EULEX-in”, shkruan Rhode në Twitter.

Back to top button