Rohde thotë se pa zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit nuk e sheh Kosovën në Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se ishte gabim i madh vendimi i nëntorit të vitit 2022 nga serbët e Kosovës për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës.

Megjithatë e vlerësoi si pozitiv nënshkrimin e peticionit nga ana e serbëve për shkakrimin e kryetarëve të komunave.

Derisa foli edhe për dialugun ku tha se do të donte që ky proces duhet të përshpejtohet. “Tani ka pasur takime këtë javë në margjinat e takimit në Davos, e di që ishte kryeministri i Kosovës Kurti, ishte presidenti Vuçiq, por do të kisha dashur më shumë takime të drejtpërdrejta, në vend të një pale të tretë. Do të ishte mirë që përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë të takoheshin drejtpërdrejt për të përshpejtuar procesin sepse ne kemi nevojë për një zgjidhje, veçanërisht për të mirën e popullatës së përgjithshme. “, tha Rohde në një intervistë për Kosovo Online.

Kurse, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deklaroi se ka ardhur koha që të formohet.

“Kosova tha se është e gatshme ta pranojë këtë propozim të përfaqësuesit special të BE-së, të cilin ne e mbështesim plotësisht. Siç e dini, Serbia deri më tani ka refuzuar të nënshkruajë dhe tani jemi në ngërç. Lajçak po punon shumë për ta tejkaluar këtë situatë, sepse në fund na duhet një zgjidhje që të gjitha institucionet paralele të integrohen dhe që serbët në Kosovë të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të jenë pjesë e shoqërisë. Jo vetëm ata, por të gjithë duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre. Dhe për të përshpejtuar rrugën evropiane, të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, i përkasin BE-së.”, ka thënë ambasadori gjerman.

Rohde po ashtu foli edhe për MAnastirin e Deçanit. Ai tha se Kosova nuk do ta shohë veten në Këshillin e Evropës nëse nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Asnjë qeveri e Kosovës nuk e ka zbatuar këtë vendim. Nganjëherë duhet kohë për të bërë gjënë e duhur, por unë nuk e shoh kandidimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës të jetë i suksesshëm nëse kjo çështje nuk zgjidhet. Shpejt do të ketë një diskutim rreth tij dhe rekomandime do të bëhen se çfarë duhet të bëhet para votimit të pranimit dhe kjo çështje do të jetë në mesin e atyre rekomandimeve.’, u shpreh ambasadori gjerman në Kosovë./21Media

Back to top button