Xhudistët e rinj kosovarë stolisen me medalje në Olomouc të Çekisë

Sot në Olomouc të Çekisë u mbajt turneu ndërkombëtar për kadetë U18, ku Majlinda Kelmendi me një grup të fëmijëve premtues të klubit të xhudos “Ippon” mori pjesë në gara për kadetë, në të cilin Furkan Kelmendi u stolis me medalje të artë dhe Fiona me të argjendtë.

Një garë e mirë me shumë luftëra të mira dhe prej nesër do marrin pjesë edhe në kampin stërvitor, shkruan trajneri dhe përzgjedhësi i ekipit kosovar të xhudos Driton Toni Kuka në një postim në Facebook.

Ndryshe, sot në Pejë u mbajt kampionati shtetëror me pjesëmarrjen e garuesve më të mirë që do të jenë pjesë e garave ndërkombëtare gjatë këtij viti.

Kampionati është organizuar nga Federata e Xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Ippon” nga Peja.

Klubi më i suksesshëm me 10 medalje të arta, tri të argjendta dhe asnjë të bronztë u shpall “Ippon” Pejë.

Back to top button