Roma i afrohet Juventusit

Roma ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj ekipit nga Verona

Dy herë u gjend në disavantazh, por Roma ia doli që të rikthehej ndaj Chievos duke triumfuar me rezultat 5:3, për të marrë tre pikë të rëndësishme që lënë të hapur garën për titull në Serie A.

Stephan El Shaarawy dhe Mohamed Salah me nga dy gola dhe Edin Dzeko me një, i dhuruan fitoren ekipit të Luciano Spallettit.

Të pamjaftueshëm dy golat e Roberto Ingleses dhe një i Lucas Castros.

Pas kësaj fitoreje Roma është ngjitur në kuotën e 84 pikëve, një më pak se Juventusi, që nesër në rast fitoreje ndaj Crotones do të festojë titullin e gjashtë rresht në Serie A.

Back to top button