”Të rinjtë jo numra por pjesë e vendimmarrjes”   

Haradinaj tha se rinisë së Prishtinës dhe Kosovës do t’i kthehet Kosova

I nominuari për Kryeministër të Kosovës nga radhët e AAK-së,  Ramush Haradinaj sot u takua me të rinjtë e kryeqytetit në amfiteatrin e Germisë në Prishtinë. Siç bëhet e ditur në komunikatë, Haradinaj në fjalën e tij, ndër të tjera citohet të ketë thënë se ai do të punojë që rinisë së kryeqytetit, rinisë së Kosovës t’i kthehet Kosova!

“Rinia jonë nuk do të kalojë kohë duke u përgatitur për një të ardhme me të panjohura. Do të krijojmë qartësi për të ardhmën e secilit. Të rinjtë e këtij vendi nuk do të jenë numra por pjesë e vendimmarrjes”, tha Haradinaj.

Ndryshe, ky ka qenë takimi i parë me rininë, në kuadër të një turi që do ta zhvilloje edhe me të rinjtë në qytete të ndryshme./21Media

Back to top button