Ronaldo mund të pensionohet te Al Nassr

Klubi i ri i Cristiano Ronaldos, Al Nassr thuhet se është i bindur se ai do ta përfundojë karrierën e tij atje, pasi ai do të jetë 40 vjeç kur kontrata e superyllit portugez të përfundojë në vitin 2025.

Kapiteni i Kombëtares së Portugalisë iu bashkua klubit të Arabisë Saudite në një kontratë të madhe me vlerë prej 200 milionë eurosh në vit, pas largimit të tij nga Manchester United në nëntor të vitit të kaluar.

Dhe siç bëhet e ditur nga “ESPN”, zyrtarët e klubit besojnë se Al Nassr do të jetë skuadra e tij e fundit në karrierë, edhe pse raportohet se klubi nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjatjes së kontratës së tij, nëse ai dëshiron të vazhdojë të luaj edhe pas vitit 2025.

Ronaldo debutoi për Al Nassrin në fitoren 1:0 ndaj Ettifaq të dielën, por sipas trajnerit, Rudi Garcia, skuadra e tij duhet ta përshtat mentalitetin me sulmuesin legjendar në fushë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button