Tre të lënduar në një vetaksident në Zubin Potok

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një vetëaksident në Zubin Potok.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor.

“Zubin Potok 12.11.2022 – 22:10. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident, ku si pasojë lëndime ka marr vetë vozitësi si dhe dy pasagjerët e tij. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore dhe rasti i dedikohet njësisë përkatëse për hetim të mëtejmë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button