Ronela do të bashkëpunojë me këtë reper të njohur

 
Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati sot ishte e ftuar në emisionin ”1 Kafe prej Shpisë”, në RTV21, ku foli në lidhje me projektet e saj muzikore.
Këngëtarja tregoi se bashkëpunimi i radhës do të jetë me Vigan Bardhin, i njohur si Vig Poppa.
Kënga nuk është vendosur ende se kur do të dalë bashkëpunimi, por është një remake i një kënge shqiptare të quajtur ”Alo Alo”, që për herë të parë është kënduar nga Luan Zhegu.

Gjithashtu, Ronela foli edhe për albumin e lansuar të titulluar ”Rron”, me ç’rast tregoi se këngët brenda tij përfshijnë qef, argëtim, dashuri, ndarje, mërzi etj.

Ndryshe, kënga e fundit e Ronela Hajatit është ”Aventura”, e cila është publikuar më 20 maj të këtij viti./21Media

Back to top button