Ros: Sulmi me raketa në Siri, një argëtim pas darke!

Deklaratë kundërthënëse e ministrit amerikan të Tregtisë

Sulmi amerikan me raketa kundër bazës ajrore të ushtrisë së Sirisë, i cili u ndërmor muajin e kaluar, ishte vetëm një argëtim pas darkës, i cili nuk i ka kushtuar asgjë presidentit amerikan, Donald Trump, deklaroi ministri amerikan i Tregtisë, Vilburn Ros.

Ai këtë deklaratë kundërthënëse e bëri gjatë pjesëmarrjes në një Konferencë në Institutin Milken, shkruan rtv21.tv

Siç shërbehet në fund deserti, presidenti Donald Trump i shpjegoi Presidentit të Kinës se dëshiron diçka, më saktë se do të shkrepë 59 raketa në drejtim të Sirisë. Ishte ky një argëtim pas darkës, tha Ros.

Përderisa është vlerësuar se ky sulm ka kushtuar prej 60 deri në 100 milionë dollarë, Ros deklaroi se ky argëtim nuk i ka kushtuar pothuajse asgjë Presidentit.

Këto komente Ros i bëri pasi që Trump e cilësoi si tejet të vështirë vendimin për të sulmuar Sirinë, pasi që sipas tij kanë mundur të vriten njerëz të pafajshëm.

Ushtria amerikane ndërmori këtë sulm, pasi që Uashingtoni akuzoi presidentin e Sirisë, Bashar Al Asad për sulmin me armë kimike në provincën Idlib, në fillim të prillit, me ç’rast u vranë mbi 80 civilë./21Media

Back to top button