Roth: E pakuptimtë që SHBA-ja të vendos kushte për Kosovën në KE

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman, Michael Roth i ka reaguar emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili tha se Kosova ka edhe dy kritere pa përmbushur për anëtarësim në Këshill të Evropës (KE).

Roth e ka quajtur të pakuptimtë që SHBA-ja të flasë për këtë gjë. Ndërkaq, ka thënë se qasja e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të marrë fund menjëherë.

“Është krejtësisht e pakuptimtë që SHBA-ja vë kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar e SHBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet e saj anëtare janë në ulësen e shoferit – jo SHBA-ja!” ka shkruar ai në platformën “X”

Edhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, ka reaguar pas deklaratës së emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar se janë edhe dy kushte të tjera për Kosovën që të pranohet në Këshillin e Evropës.

Back to top button