MPB me dy padi të reja

Deskoska dhe Muhiq kanë dhënë dëshmi

Policia ka ngritur edhe dy padi penale për dhunën në Kuvend. Një padi penale është për një person në moshë 60 vjeçare, i cili është i dyshuar se në pres qendrën e Kuvendit e ka sulmuar fizikisht truprojën e Oliver Spasovskit. Padia tjetër është për një person në moshë 20 vjeçare i cili është i dyshuar se me dhunë e ka hapur derën e hyrjes së Kuvendit, dhe i ka sulmuar policët në kordon. Kundër të dyshuarve është ngritur padi penale për pjesëmarrje në turmë. Nga MPB-ja njoftojnë se në bisedë informative kanë thirrur disa nga të punësuarit në DSK-në, të cilët ishin lëshuar në liri, por në konsultim me Prokurorinë, do të ketë procedurë shtesë. Prokurorët të cilët punojnë në lëndën në lidhje me ngjarjet e 27 prillit, sot dëgjuan disa deputetë të LSDM-së si të dëmtuar. Deputetja Renata Deskoska pret që në hetim të përfshihen të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

“Prokuroria duhet të ndërmarrë aktivitete për të përndjekur ata të cilët janë nxitës të veprave penale të 27 prillit, dhe përndjekjen e organizatorëve, të atyre që kanë lejuar madje dhe kanë dhënë urdhër organeve të shtetit që të mos e kryejnë detyrën e tyre, të cilat duhej të mbronin Kuvendin, jetën dhe integritetin e deputetëve, dhe përndjekje të ekzekutuesve direkt. Pa përndjekje të të gjithë atyre të cilët kanë faj në këtë rast, Maqedonia nuk mund të jetë një shtet i së drejtës”, tha Renata Deskoska, Deputete e LSDM-së.

Deputetët Ferid Muhiq dhe Tanja Kovaçev, para prokurorit, kanë thënë se bëhet fjala për një skenar të organizuar paraprakisht. Ata presin hetim serioz për kryerjen e veprave të rënda penale.

“Thuhet se kjo punë është e organizuar paraprakisht. Dëgjova se ata kërcënohen me vrasje dhe isha në një situatë në të cilën mundesha të dëgjoja shumë biseda. E kuptova se kjo urrejtje irracionale është ideologjikisht e prodhuar”, u shpreh Ferid Muhiq, Koalicioni për jetë në Maqedoni.

“Të gjithë deputetë që u gjendëm në atë moment brenda Kuvendit, përjetuam një stres të madh, për shkak se është e tmerrshme ajo që pamë njerëz që duan të bëjnë vrasje. Të gjithë ne kemi pasoja dhe prandaj do të kisha dashur të bëj thirrje prokurorisë që ta punojë punën e vetë në mënyrë serioze, ta hetojë rastin sepse nuk bëhet fjala për pjesëmarrje në turmë”, tha Tanja Kovaçev, Deputete e LSDM-së.

Për dhunën në Kuvend, deri tani janë ngritur mbi 30 padi penale, ndërsa në procedurë gjyqësore është një akuzë për nëntë persona. Të gjithë deri tani, akuzohen për pjesëmarrje në turmë, përveç dy personave të cilët janë të dyshuar për tentim vrasjeje të deputetit Zijadin Sela./21Media

Back to top button