Rozana Radi: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë

 
Këngëtarja Rozana Radi duke iu përgjigjur pyetjeve që i kanë bërë ndjekësit në Instagram, ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike në fytyrë.
“Ke bërë hundën?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.
Rozana i është përgjigjur duke publikuar një fotografi nga adoleshenca.
“Nuk i përgjigjem më njerëzve që përtojnë të lëvizim gishtat në Google. Nuk kam bërë asgjë në fytyrë. Jam kështu siç më shikoni në këtë foto adoleshente. Mjaft më me këto pyetjet e ‘modës’ së Instagramit. Do të jepja një përgjigje që do të lente nëse pyetja do të ishte intelegjente”, ka shkruar Rozana.

Ndryshe, “Serenata” është projekti i fundit nga Rozana Radi në bashkëpunim me këngëtarin Stine./21Media

Back to top button