Zorra qorre, për simptomat, shkaqet, parandalimin, tregon Dr. Tmava

“Apendiksi është emërtimi për shtresën e zorrës ku fillon zorra trashë dhe përfundon zorra hollë”, kështu ka deklaruar për rtv21.tv  Dr.Sci Sabri Tmava MD. PhD-kirurg, i cili ka informuar se inflamacioni i zorrës qorre ose apendiksit quhet APENDICTIS ACUTA dhe paraqet gjendjen urgjente kur duhet të largohet zorra qorre, në mënyrë kirurgjike, pasi që rrezikon jetën e pacientit kur shpërthen nga pezmatimi.
Simptomat
Dr. Tmava ka bërë të ditur se pezmatimi i zorrës qorre shfaqet klinikisht me simptoma në formë të dhimbjeve të barkut, të paqarta dhe që pas disa orëve lokalizohen në anën e djathtë të barkut, aty ku edhe shtrihet zorra qorre. Mandej, sipas tij, mund të shfaqen të vjella dhe temperaturë si dhe, rritje e rruazave të bardha të gjakut.
Apendisiti, simptomat, shkaqet dhe komplikacionet e mundshme | GAZETA SHËNDETI
“Apendiciti zakonisht shfaqet në këtë formë tipike, por ka raste kur simptomat janë jotipike në formë të dhëmbjeve jospecifike kur mund të përzihet me sëmundje gjinekologjike ose urologjike.”, ka treguar Tmava.
Shkaqet
Shkaktari i shfaqjes se apendicitit apo pezmatimit të zorrës qorre siç ka treguar Dr. Tmava, është mbylllja e kanalit ku hapet zorra qorre në zorre të trashë.
“Mbyllja e kanalit automatikisht shkakton pezmatim. Zorra qorre në një anë është e mbyllur, prandaj quhet zorrë qorre.”, ka bërë të ditur ai.
Këto janë simptomat e para të apendicitit
Largimi i zorrës qorre
Kirurgu gjatë intervistës për rtv21.tv ka treguar se nuk ka metoda tjera trajtuese për zorrën qorre, pos ndërhyrjes kirurgjike, qoftë laparoskopike ose kirurgjisë së hapur.
Apendiksi (zorra qorre) – infektimi, shkaqet dhe simptomat
Mosha
Apendiciti akut i prek të gjitha moshat pa dallim, por kirurgu Tmava ka cekur, zorra qorre është e rrezikshme sidomos për fëmijët dhe pleqtë.
May be an image of 1 person
A mund të parandalohet Apendiksi?
Dr. Sabri Tmava ka potencuar se parandalim të sigurtë nuk ka për apendicit, “por ushqime me shumë përmbajtje që lënë në zorrë predisponojnë mbylljen e zorrës qorre dhe pezmatimin si pasojë e mbylljes së saj nga përmbajtja e ushqimeve të forta.”./21Media

Back to top button