Rrahen taksistët në Aeroportin e Prishtinës

Dy taksistë kanë rrahur një taksist tjetër në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, pas një mosmarrëveshje për shërbimet me pasagjerë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:43.

Siç ka njoftuar Policia, viktima kishte shkuar në aeroport për të marrë disa pasagjerë e më pas është sulmuari. Ai është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button