Rrahen vëllezërit, njëri përfundon në spital e tjetri në Polici

Është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Sipas Policisë viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Çka e çoi vëllain ta sulmoi vëllain nuk është bërë e ditur në raportin ditor të Policisë.

“DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë / 29.12.2024-23:30. Është raportuar se viktima m/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./21Media

Back to top button