Rrahja e mjekut në Istog, protestojnë punëtorët shëndetësorë

 

Pas incidentit që ka ndodhur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog ku u rrah një doktor nga një familajr i një sindikata e QKMF në Istog ka organizuar një protestë para kësaj qendre. nga ora 9:00 deri në orën 9:15. Bëhet e ditur se protesta është përkrahur nga organet qëndrore të FSSHK-së.

Federata shpreh shqetësimin lidhur me rastin dhe ka kërkuar nga organet e rendit që të veprojnë konfrom legjislacionit.

Në njoftimin për media kjo FSSHK sqaron se si ka ndohur rasti.

“Ngjarja ka ndodhur ditën e martë ku mjeku i kësaj qendre Dr.Avdiaj pasi ka përfunduar orarin e punës në ora 15:00, kurse pacienti ka ardhur pas përfundimit të orarit për të marrë shërbim në QKMF – Istog , mjekun në fjalë i ka udhëzuar që të kontrollohen tek mjeku familjar apo mjeku i emergjencës sepse mjeku në fjalë e ka përfunduar orarin e punës,por ky shpjegim nuk i ka mjaftuar familjarëve të pacientit dhe kanë sulmuar fizikshit mjekun.Për këtë rast është njoftuar menjëherë Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka njoftuar dje se ka arrestuar dy persona./21Media

Back to top button