Rrahja në Kuvend, reagon Osmani: Dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për dhunën që u zhvillua në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Osmani ka thënë se dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.

“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë. Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Tutje Osmani ka shtuar se “Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button