Rrahje mes disa personave në Gjilan, njëri kërkon ndihmë mjekësore
Një rrahje mes gjashtë personave ka ndodhur sot në Gjilan. Një person nga lëndimet e marra ka pranuar tretman mjekësor.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Policia i ka arrestuar personat e involvuar në këtë rast, dhe të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit./21Media