Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrahje mes të rinjve në veri – dy të lënduar

Disa të rinj janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se incidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00 ku dy prej të përfshirëve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Raportohet për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), si dhe janë shoqëruar tre meshkuj kosovarë (të mitur). Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button