Rrahje në një kafiteri në Gjilan
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje
Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e së martës janë arrestuar pesë persona në Gjilan, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një kafiteri për motive të ulëta personale ishin përfshirë në rrahje duke e sulmuar njëri tjetrin me mjete të forta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë këta persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor
Pas intervistimit të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media