Rrahje në Podujevë, viktima dërgohet në QKUK

Dy persona kanë rrahur rëndë një person tjetër dje në Llapashticë e Epërme të Podujevës.
Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK.
Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Ndërsa, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK. Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button