Rrahje në xhami në Podujevë, sulmohet me kondak të revoles ai që po mbronte imamin

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin “Halabak” të Podujevës, është raportuar dje se në momentin kur imami i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë ka shkuar në xhaminë e fshatit për kryerjen e riteve fetare, katër persona nuk janë pajtuar me imamin e caktuar dhe e kanë penguar atë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pastaj tre të dyshuar që tani ndodhen në arrati, nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha dhe gjatë asaj kohe njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër viktimat duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarve dhe është gjetur një fotroll e revoles.
Të dyshuarit gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button