Rrahu burrin në spital, gruaja dërgohet në psikiatri
Një grua në Gjakovë është shoqëruar në polici, sepse ka rrahur bashkëshortin e saj në spital, por për shkak të gjendjes së saj mendore, është dërguar në psikiatri. Lajmin për rtv21.tv sonte e ka konfrmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka informuar se burri, i cili është pjesërisht i palëvizshëm, ka pranuar tretman mjekësor, pas lëndimeve që ka marrë.
“Me datë 14.01. 2022 rreth orës 03:00 , e dyshuara kishte sulmuar fizikisht viktimën (burrin e saj), i cili është pjesërisht i pa lëvizeshim. Rasti ka ndodhur në repartin e neurologjisë në spitalin “Isa Grezda” – Gjakovë. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, si dhe mbrojtësi i viktimave është njoftuar për rastin e ndodhur, po ashtu prezent ka qene dhe punëtori qendrës sociale. E dyshuara ( bashkëshortja) është shoqëruar në Stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, e njëjta mbahet në ndalim policor, por për shkak te gjendjes se saj mendore, me udhëzim te mjekut psikiatër, e njëjta është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë , nën shoqërimin e zyrtarëve policor.”, ka informuar Xhurkaj.
Ai ka shtuar se policia për rastin është njoftuar përmes një video-incizimi që është pranuar nga adresa elektronike në adresën policore./21Media