Rrahu gruan dhe motrën e saj, burri lirohet në “procedurë të rregullt”

Një burrë  është arrestuar në Vushtrri pasi që ka ushtruar dhunën ndaj bashkëshortes dhe motrës së bashkëshortes.
Ngjarja ka ndodhur, të hënën rreth orës 00:02 në Vushtrri.
Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button