Kaloni te përmbajtja kryesore

Vëllai e rrah motrën në Prishtinë

Një person e ka sulmuar fizikisht motrën e tij të hënën në Prishtinë.
Motra raportoi vëllain e saj në Polici se pas një mosmarrëveshje verbale ai e sulmoi fizikisht.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button