Rrahu kunatën, arrestohet një burrë në Kaçanik

Një person në Kaçanik është arrestuar të premten pasi ka rrahur kunatën e tij dhe ka shkaktuar dëme në shtëpi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij (gruan e vëllait), si dhe kishte dëmtuar derën e hyrjes së një dhome të shtëpisë”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button