Rrahu nënë e babë, arrestohet prizrenasi

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Prizren, pasi ka shkaktuar dhunë fizike ndaj nënës dhe babait të tij.
Policia ka bërë të ditur se viktimave u është ofruar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka shkaktuar dhunë fizike ndaj nënës dhe babait të tij. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media 

Back to top button