Rrallë kush riparon këpucët, zanati i këpucëtarisë në Kërçovë drejt zhdukjes

 

Këpucëtari Asan Kanzo herët në mëngjes hapi punëtorinë e tij dhe filloi të riparonte këpucët që i kishin sjellë qytetarët. Personat që sillnin këpucë për t’i riparuar ishin në numër shumë të vogël, por megjithatë ai qëndronte në punëtori çdo ditë dhe riparonte ato pak këpucë që i vinin.

Asani nga mosha 18 vjeçare ka filluar zanatin si këpucëtarë në Kërçovë dhe është ndër të vetmit në këtë vend që e mban gjallë këtë zanat. Por, ishte i pa shpresë se ky zanat do të mbahej gjallë edhe gjatë.

Ai tha se asnjë i ri nuk është i interesuar të punojë si këpucëtarë. “Për zanatin si këpucëtarë askush nuk pyet asnjë nxënës I ri për tu mësuar, askush nuk pyet, e as nuk duan të mësojnë zanatin”, tha Asan Kanzo.

Asani u shpreh se as fëmijët e tij nuk kanë dashur të punojnë si këpucëtarë, andaj kanë zgjedhur që të dalin në mërgim.

“Fëmijët e mi nuk donin të mësonin, dolën jashtë në mërgim (ngjitje) Nuk donin të punonin si këpucëtarë dhe për atë zanati është dejtë zhdukjes”, shtoi Asan Kanzo.

Asani është në moshën 57 vjeç , 40 vjet që ushtron këtë zanat, por tha se është ka fundi, sepse mënyra e jetesës ka ndryshuar, punë ka pak, ndërsa tatimet e shtetit janë rritur shumë.

“Deri më sot punoj por jam kah fundi, sepse shumë shtrenjtë janë edhe tatimet edhe ashtu nuk ka as njerëz as punë dhe jemi para mbylljes”, theksoi Asan Kanzo.

Ai kërkon nga shteti që t’i lirojnë nga tatimet, sepse në këtë kohë krize ata janë një barrë e madhe për zanatçinjtë.

“Shteti të na ndihmojë të lirohemi nga tarifat. Sepse për shembull stazh kemi mjaftueshëm për pension mjaftueshëm kam, por tarifat janë një barrë e madhe. Këtu bie edhe qiraja edhe kontributet”, deklaroi Asan Kanzo.

Ai tha se më herët edhe materiali ishte më i lirë, ndërsa tani as punë nuk ka edhe materiali është më shtrenjtë. Në punëtorinë e Asanit kishte shumë këpucë të rregulluara por që prej vitesh qëndronin aty, sepse personat që i kishin sjellë për t’i riparuar nuk kishin shkuar që t’i marrin, raporton TV21./21Media

Back to top button